wrapper

Prej gjashtëmbëdhjetë vjetësh, AIITC boton revistën kulturore shkencore "Univers" në të cilën janë angazhuar me shkrimet e tyre personalitete të shkencës, kulturës dhe të artit.
Qëllimi i kësaj reviste është të publikojë trashëgiminë kulturore të lënë pas dore deri më sot, si dhe arritjet më të fundit të disiplinave të ndryshme shkencore.
Revista hedh dritë mbi shumë pikëpyetje, të cilat nuk janë sqaruar plotësisht, siç është p.sh. prejardhja e popullit dhe gjuhës shqipe, por edhe mjaft çështje të tjera. Ajo përpiqet të nxjerrë në pah të vërtetën shkencore, pa asnje lloj mbulese dhe pa asnjë lloj ndikimi të brendshëm apo të jashtëm.
Revista "Univers" botohet dy herë në vit. Artikujt e paraqitur duhet të përmbajnë punime origjinale dhe të pabotuara më parë. Ata duhet të dërgohen në këtë adresë:
Redaksia "Univers", Rr. Isuf Elezi Nr.10, VILAT SELITË, P.O.Box. 2905 - Tiranë, E-mail: عنوان البريد الإلكتروني هذا محمي من روبوتات السبام. يجب عليك تفعيل الجافاسكربت لرؤيته. / عنوان البريد الإلكتروني هذا محمي من روبوتات السبام. يجب عليك تفعيل الجافاسكربت لرؤيته.
Artikujt duhet të jenë të kompjuterizuar dhe të sillen në disketë. Ata duhet të jenë nga 8-12 faqe në gjuhën shqipe, bashkë me një përmbledhje në gjuhën angleze. Materialet shoqërohen me referencat përkatëse, të cilat duhet të përmbajnë emrin e autorit, titullin e plotë të burimit (të librit ose artikullit), vendin dhe vitin e botimit, si dhe faqen referuese.
E drejta e autorësisë për artikujt e botuar i takon Institutit Shqiptar të Mendimit dhe të Qytetërimit Islam, por autori është i lirë t'i përdorë materialet e tij edhe në botime të tjera, me kusht që referimet t'i bëhen revistës "Univers", si vendi i parë i botimit.

Shikoni revistat "Univers" ndër vite dhe rezymetë e tyre

Rreth nesh

Instituti Shqiptar i Mendimit dhe i Qytetërimit Islam (AIITC) është themeluar në vitin 1996, me vendim të Gjykatës së Tiranës nr. 143, datë 04. 03. 1996. Veprimtaria e këtij Instituti është e shumëfishtë dhe e larmishme në fusha të ndryshme si: shkencore, kulturore, studimore, botuese, informuese dhe dokumentuese. 

Lexo për më tepër

Lidhjet

radio

tv kontakt 2

 

Template Settings

Color

For each color, the params below will give default values
Blue Green Red Radian
Select menu
Google Font
Body Font-size
Body Font-family