Çmimet AIITC organizohen çdo vit nga Instituti Shqiptar i Mendimit dhe i Qytetërimit Islam.
Ato përfshijnë tri kategori:
*Libri më i mirë i vitit në fushën e shkencës dhe të kulturës Islame
*Peizazhi më i bukur në penelat e piktorëve shqiparë
*Krijimi më i arrirë nga moshat e reja në prozë ose poezi :“E bukura në shpirt dhe në jetë”
Synimi i këtyre çmimeve është që të stimulojë të gjithë studiuesit dhe artistët e moshave të ndryshme, brenda dhe jashtë territoreve shqiptare,të cilët kanë dhënë dhe japin ndihmesën e tyre në fushën e shkencës, artit dhe kulturës islame. Secila kategori e çmimit përmban:
*Një certifikatë brenda një dosjeje që përshkruan motivacionin, për të cilin i jepet çmimi fituesit.
*Një medalje argjendi me peshë 100 gr.
*Një shumë, e cila varion si më poshtë:
*Libri më i mirë i vitit në gjuhën shqipe që ka tematikë nga fusha e shkencës, artit dhe kulturës islame: 3000 $
*Peizazhi më i bukur në penelat e piktorëve shqiptarë: 1500 $
*Krijimi më i arrirë nga moshat e reja në prozë e poezi, me temë “E bukura në shpirt dhe në jetë”: 500 $