wrapper

Muzeu i kulturës në AIITC u ideua si model i një qyteze tipike islame, në ndërthurje e harmoni me të gjitha elementet arkitektonike urbane, social-kulturore, zejtare, tregtare etj. Në të prezantohet një ansambël objektesh e veprash të qytetërimit të hershëm islam në botën shqiptare, që vijnë prej lashtësisë.

Në kompleksin muzeal bëjnë pjesë antikuarët dhe arkiva, përfaqësuar kryesisht nga libra e dorëshkrime të hershme e relikte me vlera historike. Aty pasqyrohet peizazhi islam në panoramën e qyteteve shqiptare, me foto e makete të qendrave urbane islame, me xhami, ndërtesa, institucione, me harta të dinamikës së përhapjes së besimit islam dhe të shtrirjes së kulturës islame në trojet shqiptare.

Gjithashtu vizitorët njihen me personalitetet dhe përfaqësuesit kryesorë të kulturës islame ndër shekuj dhe veprën e tyre si trashëgimi kulturore.

Muzeu është në pasurim të vazhdueshëm me objekte e dokumentacion muzeal, gjë që është bërë e mundur edhe falë akt-dhurimeve nga familjet muslimane.

Rreth nesh

Instituti Shqiptar i Mendimit dhe i Qytetërimit Islam (AIITC) është themeluar në vitin 1996, me vendim të Gjykatës së Tiranës nr. 143, datë 04. 03. 1996. Veprimtaria e këtij Instituti është e shumëfishtë dhe e larmishme në fusha të ndryshme si: shkencore, kulturore, studimore, botuese, informuese dhe dokumentuese. 

Lexo për më tepër

Lidhjet

radio

tv kontakt 2