wrapper

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

AIITC numëron mbi 100 tituj librash të botuar, vepra të autorëve të huaj e shqiptarë, mes të cilave vepra shkencore, studimore, historike, gjuhësore e fetare, fjalorë voluminozë dhe libra xhepi, manualë shkencorë e artistikë, revista periodike, shkencore apo për fëmijë etj.

Departamenti i botimeve kujdeset për të gjithë procesin e mbarëvajtjes së realizimit të një vepre, që nga redaktimi shkencor, gjuhësor e fetar, faqosja, përgatitja e kopërtinës dhe shtypja.

Aktiviteti i këtij departamenti ka nisur që në vitin 1997 dhe ka ardhur duke u fuqizuar nga viti në vit. Kriter kryesor i botimeve është cilësia dhe përmbajtja e larmishme, duke e shtrirë gamën e trajtimeve në shumë fusha.

Së shpejti, në duart e lexuesit shqiptar do të vijnë botime të tjera të rëndësishme dhe me vlera të padiskutueshme për artin, kulturën dhe shkencën shqiptare, por edhe për qytetërimin islam.

Rreth nesh

Instituti Shqiptar i Mendimit dhe i Qytetërimit Islam (AIITC) është themeluar në vitin 1996, me vendim të Gjykatës së Tiranës nr. 143, datë 04. 03. 1996. Veprimtaria e këtij Instituti është e shumëfishtë dhe e larmishme në fusha të ndryshme si: shkencore, kulturore, studimore, botuese, informuese dhe dokumentuese. 

Lexo për më tepër

Lidhjet

radio

tv kontakt 2