wrapper

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

• Qendra e Gjuhëve të Huaja AIITC e nisi aktivitetin e saj në vitin 2012, duke u ofruar të rinjve shqiptarë mundësinë e përvetësimit të gjuhëve, si arabisht, gjermanisht, anglisht, turqisht si dhe gjuhë të tjera, sipas kërkesës së kursantëve.

• Kjo qendër e licencuar zhvillon aktivitetin e saj në mjediset bashkëkohore të AIITC, në kushte mjaft komode, me të gjitha mjetet didaktike, konform standardeve dhe rregullave të përcaktuara nga Ministria e Punës dhe e Çështjeve Sociale.

• Mësimi zhvillohet në grupe me 8-12 kursantë, të ndarë sipas grupmoshave; me një staf të përzgjedhur për mësimdhënie, mësues të diplomuar në fushën e mësuesisë, me metoda bashkëkohore, si ajo gjermane "Schritte", e njohur nga Instituti Goethe; metoda angleze "New framework", e njohur nga Universiteti "Oxford"; metoda "Arabic Reader", e njohur nga universitet e vendeve arabe etj.

• Kurset e ofruara në këtë qendër janë intensive dhe jointensive, kundrejt një tarife simbolike për çdo gjuhë, duke përjashtuar arabishten që ofrohet falas. Pas përfundimit të çdo niveli, kursantët pajisen me certifikatë. Për kursantët e gjuhës angleze ofrohet trajnimi me 50 seanca, për provimet ndërkombëtare të kësaj gjuhe si TOEFL, IELS, TOEIC, Michigan etj.


Qendra e Gjuhëve të Huaja AIITC – investim për të ardhmen tuaj!

Rreth nesh

Instituti Shqiptar i Mendimit dhe i Qytetërimit Islam (AIITC) është themeluar në vitin 1996, me vendim të Gjykatës së Tiranës nr. 143, datë 04. 03. 1996. Veprimtaria e këtij Instituti është e shumëfishtë dhe e larmishme në fusha të ndryshme si: shkencore, kulturore, studimore, botuese, informuese dhe dokumentuese. 

Lexo për më tepër

Lidhjet

radio

tv kontakt 2