wrapper

15267538 1347353121966048 3882825915637025616 n

Instituti Shqiptar i Mendimit dhe i Qytetërimit Islam (AIITC) është themeluar në vitin 1996, me vendim të Gjykatës së Tiranës nr. 143, datë 04. 03. 1996.

Veprimtaria e këtij Instituti është e shumëfishtë dhe e larmishme në fusha të ndryshme si: shkencore, kulturore, studimore, botuese, informuese dhe dokumentuese.

AIITC organizon konferenca dhe simpoziume shkencore, si dhe promovon studime akademike në çështje që lidhen me kulturën, qytetërimin, artin, traditën dhe zakonet islame te shqiptarët.

Ky Institut mban lidhje të rregullta me institucione shtetërore, akademi, institute shkencore, universitete, shoqata kulturore etj., duke krijuar një rreth shumë cilësor të bashkëpunëtorëve në fusha të ndryshme.

Përveç stafit të përhershëm, angazhohen në mënyrë të vazhdueshme studiues të fushave të ndryshme, historianë, punonjës shkencorë, teologë, artistë, lektorë etj., të cilët japin kontributin e tyre nëpërmjet hulumtimit e grumbullimit të materialeve me vlera historike, shoqërore dhe kulturore, si dhe nëpërmjet hartimit të monografive dhe përkthimit të literaturës të vjetër dhe të re, përçuese e filozofisë, qytetërimit dhe të ideve islame.

Përmes kësaj veprimtarie të shumanshme, AIITC: - Kontribuon për ruajtjen e vlerave tradicionale kulturore islame te shqiptarët dhe popujt e tjerë të Ballkanit. Publikon këto vlera në rrugë shkencore, në përqasje me arritjet e kohës. Vendos ura lidhëse ndërmjet kulturës së popullit shqiptar dhe popujve të Ballkanit, e më gjerë, në fushat e historisë, të artit, të gjuhësisë, të filozofisë, të shkencës etj.

Krijon kushte të nevojshme për studimin, ruajtjen dhe regjistrimin e objekteve të kulturës dhe arkitekturës islame, nëpërmjet një biblioteke ku mblidhen dorëshkrime dhe libra për kulturën shqiptare, si dhe nëpërmjet një muzeu islam, ku koleksionohen dhe ruhen relikte të rralla të kulturës dhe të qytetërimit islam.

Instituti ka nxjerrë një varg botimesh nga fusha të ndryshme si: monografi figurash të shquara të kulturës shqiptare e të historisë kombëtare, përkthime të literaturës së traditës dhe bashkëkohore. Këto botime, ndër të tjera, janë vlerësuar edhe në Panairet e librit në Tiranë, Prishtinë, Shkup, Ulqin etj.

Rreth nesh

Instituti Shqiptar i Mendimit dhe i Qytetërimit Islam (AIITC) është themeluar në vitin 1996, me vendim të Gjykatës së Tiranës nr. 143, datë 04. 03. 1996. Veprimtaria e këtij Instituti është e shumëfishtë dhe e larmishme në fusha të ndryshme si: shkencore, kulturore, studimore, botuese, informuese dhe dokumentuese. 

Lexo për më tepër

Lidhjet

radio

tv kontakt 2

 

Template Settings

Color

For each color, the params below will give default values
Blue Green Red Radian
Select menu
Google Font
Body Font-size
Body Font-family