wrapper

DSC 0005a

 

Fusha e veprimit:

Duke shfrytëzuar çdo burim që kemi në dispozicion, mundohemi të japim kontributin tonë të padiskutueshëm në realizimin e veprimtarive të karakterit shoqëror, kulturor e shkencor. Çdo grupmoshë mund të gjejë veten në këto aktivitete të larmishme, fëmijët me të cilët zhvillohen kurse të mësim-besimit e të gjuhëve të huaja, studentët që trajtohen në planin ekonomik dhe trajnohen profesionalisht, studiuesit dhe intelektualët që bëhen pjesë e konferencave tona shkencore e kulturore.

Pjesë e pandarë e veprimtarisë sonë është edhe promovimi i librave të botuara nga AIITC, shfaqja e filmave dokumentarë, mbajtja e simpoziumeve shkencore, pjesëmarrja në panaire kombëtare e ndërkombëtare etj.

Për realizmin e gjithë këtyre veprimtarive AIITC ka gjetur mbështetjen e disa institucioneve publike e private, si Akademia e Shkencave të Republikës së Shqipërisë, Bashkësia Islame e Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë, Arkivi i Shtetit, Instituti i Historisë etj.

AIITC në planin ndërkombëtar:

Instituti Shqiptar i Mendimit dhe i Qytetërimit Islam bashkëpunon edhe me institucione ndërkombëtare homologe, si IRCICA. Është anëtar i Këshillit të Lartë për Edukatë dhe Kulturë në Perëndim. Gjithashtu, merr pjesë aktive në takimet e Këshillit Botëror të Thirrjes Islame, organizatë e cila bashkëpunon me UNESCO-n dhe Këshillin e Vatikanit për dialog ndërfetar.

Rreth nesh

Instituti Shqiptar i Mendimit dhe i Qytetërimit Islam (AIITC) është themeluar në vitin 1996, me vendim të Gjykatës së Tiranës nr. 143, datë 04. 03. 1996. Veprimtaria e këtij Instituti është e shumëfishtë dhe e larmishme në fusha të ndryshme si: shkencore, kulturore, studimore, botuese, informuese dhe dokumentuese. 

Lexo për më tepër

Lidhjet

radio

tv kontakt 2