wrapper

Kavajë, 13.09.2019

“Shkolla 9 - Vjeçare Çetë” në Kavajë, i është nënshtruar rikonstruksionit të plotë dhe është gati të presë nxënësit për të nisur me sukses procesin mësimor, në prag të këtij viti shkollor 2019-2020.

Rikonstruksionin e kësaj shkolle e mori përsipër Instituti Shqiptar i Mendimit dhe i Qytetërimit Islam, pas kërkesës nga drejtoria e saj. Punimet përfunduan brenda 6 muajve dhe tashmë ky investim do t’u shërbejë më shumë se 100 nxënësve që frekuentojnë këtë institucion arsimor.

Bordi drejtues i AIITC dhe stafi teknik i tij zhvilloi një vizitë për të parë më nga afër ecurinë e punimeve të bëra. Të pranishëm ishin përfaqësues të Drejtorisë Arsimore të rrethit, drejtues të shollës, stafi pedagogjik, nxënës të shkollës.

Në fjalën e tij, Prof. As. Dr. Ramiz Zekaj, themelues dhe anëtar i Bordit Drejtues AIITC, përgëzoi banorët dhe nxënësit për shkollën e rinovuar. Gjithashtu, ai kërkoi nga stafi pedagogjik dhe nxënësit, që të japin maksimumin e tyre, për një performancë sa më të mirë, duke uruar rritjen e cilësisë së mësimit dhe që brezat e rinj ta vlerësojnë siç duhet këtë dhurim.

Ndërsa drejtori i kësaj shkolle, z. Arben Gjini, dhe përfaqësuesja e Drejtorisë arsimore të zonës falënderuan nga zemra donatorin dhe AIITC. Z. Gjini shprehu mirënjohjen për këtë kontribut, që sipas tij është një investim për edukimin e brezave që do të vijnë. Ndërsa përfaqësuesja e drejtorisë arsimore, znj. Majlinda Cara u shpreh se tashmë, me rinovimin e bërë, kjo është ndër shkollat më të mira në Kavajë.

Më pas, fjalën e mori edhe anëtari i Bordit Drejtues të AIITC, Prof. Alush Saraçi, i cili u uroi suksese stafit dhe nxënësve të shkollës në rrugën e bukur dhe të gjatë të dijes. Për të parë nga afër këtë investim mjaft cilësor dhe me perspektivë, u vëzhguan të gjitha ambientet e brendshme të shkollës.

Tashmë po punohet me ambientin e jashtëm, ku së shpejti do të përfundojë lulishtja dhe ambienti sportiv, e më pas do bëhet dhe inagurimi i saj.

Rreth nesh

Instituti Shqiptar i Mendimit dhe i Qytetërimit Islam (AIITC) është themeluar në vitin 1996, me vendim të Gjykatës së Tiranës nr. 143, datë 04. 03. 1996. Veprimtaria e këtij Instituti është e shumëfishtë dhe e larmishme në fusha të ndryshme si: shkencore, kulturore, studimore, botuese, informuese dhe dokumentuese. 

Lexo për më tepër

Lidhjet

radio

tv kontakt 2