wrapper

Institutit Shqiptar të Mendimit dhe të Qytetërimit Islam në vitin 2012 i është shtuar edhe një tjetër organ, pikërisht Qendra e Gjuhëve të Huaja AIITC, e cila zhvillon aktivitetin e saj në mjediset bashkëkohore të AIITC.

Zhvillimi i kurseve në këtë qendër kryhet konform standardeve dhe rregullave të përcaktuara nga Ministria e Punës dhe e Çështjeve Sociale, e cila e ka liçensuar këtë qendër.

Gjuhët e huaja që ofrohen në këtë qendër janë: arabisht, gjermanisht, anglisht, turqisht si dhe gjuhë të tjera sipas kërkesës së kursantëve.

Staf i përzgjedhur për mësimdhënie, mësues të diplomuar në fushën e mësuesisë, metoda bashkëkohore nga shtëpi botuese të njohura nga universitete botërore si metoda gjermane "Schritte" e njohur nga Instituti Goethe, metoda angleze "New framework" e njohur nga Universiteti "Oxfordit", "Arabic Reader" e njohur nga universitet e vendeve arabe etj, pikërisht këto elemente kanë rritur cilësinë dhe interesin e të rinjve shqiptarë t'i drejtohen kësaj qendre për të përvetëuar gjuhë të huaja. Grupet e përbëra nga 8 - 12 kursantë për klasë, të ndara sipas grupmoshave, si dhe kushtet komode me të gjitha mjetet didaktike, e dallojnë këtë qendër nga shumë të tjera.

Një tjetër element që ka tërhequr vëmendjen e të interesuarve në këtë qendër është dhe tarifa simbolike për çdo gjuhë, duke përjashtuar gjuhën arabe e cila ofrohet falas.

Për kursantët e kursantët e gjuhës angleze ofrohet trajnimi me 50 seanca, për provimet ndërkombëtare të kësaj gjuhe si Toefl, Itels, Toeic, Michigan.

Kurset në këtë qendër ofrohen: intensive dhe jointensive.

Qendra e Gjuhëve të Huaja AIITC pas përfundimit të çdo niveli pajis me çertifikata kursantët që marrin pikët nga minimale – maksimale në provimin përfundimtar të gjuhës së përzgjedhur nga ana e tyre.

Rreth nesh

Instituti Shqiptar i Mendimit dhe i Qytetërimit Islam (AIITC) është themeluar në vitin 1996, me vendim të Gjykatës së Tiranës nr. 143, datë 04. 03. 1996. Veprimtaria e këtij Instituti është e shumëfishtë dhe e larmishme në fusha të ndryshme si: shkencore, kulturore, studimore, botuese, informuese dhe dokumentuese. 

Lexo për më tepër

Lidhjet

radio

tv kontakt 2

 

Template Settings

Color

For each color, the params below will give default values
Blue Green Red Radian
Select menu
Google Font
Body Font-size
Body Font-family