Autori: M. Fet-hullah Gylen
Vendi i botimit: Tiranë
Viti: 1998
Numri i faqeve: 294

Kurani i Madhërueshëm fillon me fjalën “lexo”. Duke lexuar, njeriu përpiqet të kuptojë, të fitojë përvojë, të ndreqë gabimet, dukë i përçuar dijet drejt të vërtetës, besimit, sigurisë dhe saktësisë.

Leximi të ndihmon që jo thjesht të shohësh, por të vështrosh, të hysh në thelbin e çështjes apo dukurisë, të kuptosh e të përvetësosh me vetëdije e me zemër t’i zbatosh dhe t’ua dorëzosh të tjerëve për ta çuar përpara, sepse procesi i njohjes është i pafund.

Urdhri “Lexo!” është për përmbushjen e porosisë së fjalës së shprehur në Kuran: “Kërkoje dijen nga djepi deri në varr!”, porosi që duhet ta përmbushë çdo njeri.