Autori: Izuddin Ibrahim
Botues: AIITC
Viti i botimit: 2007
Numri i faqeve: 95
ISBN: 978-99943-917-3-8

Dr. Izuddin Ibrahim, nëpërmjet librit të tij “Vitet e vonshme të jetës”, bën apel për më shumë kujdes e vëmendje për moshën e tretë, për më shumë respekt për thinjat e tyre e më shumë gatishmëri për t’u lehtësuar peshën e viteve që mbajnë mbi supe. Kujdesi dhe mirësjellja ndaj të moshuarve është balsami më i mirë për shëndoshjen e tyre dhe kjo duhet të nisë që nga familja dhe të rezonojë në çdo qelizë të shoqërisë njerëzore.
Ndihmën që i duhet dhënë kësaj shtrese shoqërore, autori e shpjegon nën optikën e moralit islam, duke u mbështetur në Kuran dhe në legjislacionin profetik