Autori: Nevzat Yalçintas
Viti i botimit: 2007
Numri i faqeve: 117
ISBN: 99943- 917- 1- 2
Ky libër është njëpërmbledhje e kumtesave që autori turk ka mbajtur mbi Islamin në shumë vende të botës, kryesisht në Europë. Në analizën e Prof. Dr. Yalçintas, Islami shfaqet si një besim që vuri në lëvizje e progres shoqërinë njerëzore, duke kontribuar në vendosjen e harmonisë mes popujve, përmes mesazheve për drejtësi e paqe.Islami ka drejtuar zhvillimin e shkencave në botën islame, duke ndikuar edhe në zhvillimin shkencor te popujt e tjerë.
Shtrirja e Islamit dhe marrëdhënia me fetë e tjera:
Gjysmëhëna islame njërën anë e ka në Granadë, anën tjetër e ka në Almata, ndërsa rrënjët e saj përfshijnë gjithë Europën. Vetëm në Turqi numërohen rreth 70 milion muslimanë që kryejnë adhurimin në mbi 80 mijë xhami në gjithë vendin.Islami dallohet për respektin ndaj feve të tjera. Vargu 285 i sures El-Bekareështëi njohur nga të gjithë si vargu “Amentu”, ku theksohet se besimi te pejgamberët dhe te Librat e Shenjtëështë një prej shtyllave të Islamit, çka e vendos atënë marrëdhënie paqësore me fetë e tjera.
Tri arsyet e forcimit dhe përhapjes së Islamit në Europë:
- Interesimi i europianëve për t′i parë drejt dhe qartë të vërtetat e Islamit.
- Shtimi i interesit për të drejtën e përdorimit të fesë dhe mendimit të lirë.
- Numri i madh i emigrantëve të ardhur nga vendet muslimane.
Sistemi bankar islam në botë:
Sipërmarrësit muslimanë, duke pasur parasysh se Islami indalon kamatat, kanë krijuar sistemin e tyre bankar pa interes, që synon të mos bjerë në kundërshtim me parimet fetar.Sistemi bankar pa interes fillimisht nisi në Egjipt dhe u përhap me shpejtësi në Azi, Europë dhe Afrikë. Duke pasur për qëllim financimin e projekteve të tyre, sipërmarrësit muslimanë formuan një bankë të bazuar në parimet islame. Banka Islame e Zhvillimit vepron që prej vitit 1975, si një formacion ekonomik i pavarur. Qendra e saj është në qytetin Xhidde, kryeqendra tregtare e Arabisë Saudite, dhe ka 48 shtete anëtare. Përveç ndalimit të kamatës ose interesit bankar, Islami parashikon edhe ndalimin e fitimit maksimal dhe ndalimin e biznesit të mbështetur në prodhimin e pijeve alkoolike dhe narkotike.
Fushat e bashkëpunimit mes vendeve euroaziatike:
Bashkëpunimi ekonomik dhe tregtar ku Euroazia zotëron një pjesë shumë të rëndësishme të burimeve botërore të energjisë dhe të lëndëve të para. Gjithashtu është shumë i zhvilluar sektori i industrisë, pasi Euroazia rezulton të jetë një burim i madh i fuqisë punëtore.
Bashkëpunimi kulturorështë një nga fushat më produktive, pasi kontinenti Euroaziatik është djepi i kulturave dhe i qytetërimeve më të vjetra në botë. Në këtë shkëmbim ndërkulturor një rol të rëndësishëm po luan edhe media e shkruar dhe ajo vizive, si dhe rrjetet sociale.
Arsimiështë një nga fushat ku vendet euroaziatike duhet të bashkëpunojnë më së shumti. Njësimi i diplomave mes këtyre vendeve është një problem që duhet zgjidhur sa më shpejt. Po kështu edhe krijimi i “Universitetit Euroaziatik”, i hapur për të gjithë, do të ishte një zhvillim shumë i rëndësishëm në fushën e arsimit.
Afrimi politik mund të arrihet përmes realizimit të projekteve të përbashkëta. Parlamentet dhe partitë politike të këtyre vendeve duhet të ndërmarrin hapa seriozë në zgjidhjen e problemeve mes tyre.
Lëvizja e lirëpo bëhet pengesë serioze e bashkëpunimit të frytshëm dhe produktiv.Meqë mes vendeve euroaziatike praktikohet lëvizja e lirë e mallrave, duhet strukturuar edhe një tezë për lëvizjen e lirë të njerëzve, çka do të ndikojë në përshpejtimin e procesit të zhvillimit, në shtimin e punësimit dhe në rritjen e mirëqenies.