Autori: Machiel Kiel
Botues: AIITC
Viti:2012
Vendi i botimit: Tiranë
Numri i faqeve:413

”Historia e arkitekturës osmane në Shqipëri” i autorit Machiel Kiel ofron një informacion të gjerë dhe me shumë interes rreth objekteve të arkitekturës osmane në Shqipëri, që u ndërtuan për shumë vite radhazi dhe u bënë pjesë e kulturës sonë kombëtare, që pikturoi panoramën e qytetit shqiptar gjatë periudhës mesjetare.
Autori, i apasionuar në soditjen edhe studimin e kësaj panorame gjen shtysën dhe frymëzimin në përpilimin e një monografie me mori informacionesh të reja dhe interesante, të ngjyrimeve, kompleksiteteve dhe dimensioneve të arkitekturës osmane të arealin shqiptar.
Ai shpreh admirim për atë që u arrit dhe ende ekziston si dëshmi dhe element i një qytetërimi. Por ndien keqardhje dhe dëshpërim për atë që u shkatërrua dhe mbetet si imazh.