Historiani i mirënjohur, Prof. Dr. Muharrem Dezhgiu, rikthehet në Tiranë, pas një qëndrimi të gjatë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Me një karrierë të konsiderueshme në fushën e studimeve mbi historinë e shqiptarëve, ai vazhdon të japë kontributin e tij të palodhur, edhe pse larg vendit. Që prej vitit 2012, Prof. Dr. Muharrem Dezhgiu është anëtar i Bordit Drejtues të AIITC dhe anëtar i redaksisë së revistës shkencore-kulturore “Univers”.

Gjatë qëndrimit të tij në Tiranë, Prof. Dezhgiu zhvilloi një vizitë miqësore në ambientet e institutit AIITC, ku u njoh nga afër me veprimtarinë disamujore, botimet e fundit dhe të tjera aktivitete me interes. Në takimin me nëndrejtorin Genc Aga dhe stafin e AIITC, ai vlerësoi realizimin e disa projekteve që i konsideroi frytdhënëse dhe produktive, pavarësisht situatës problematike të krijuar në pjesën e parë të vitit 2020, me pasojat e tërmetit dhe situatën e pandemisë botërore. Gjatë bisedës, ai dha mendimet dhe sugjerimet e tij rreth zhvillimeve të AIITC në vazhdim.

Në fund të vizitës, Prof. Dezhgiut iu dhuruan edhe disa nga botimet e fundit të AIITC, si: “Përmbledhje e mbishkrimeve osmane nga Shqipëria dhe Mali i Zi”, numri 21 i revistës “Univers”, “Kontributet muslimane në qytetërimin botërore”, “Studime në qytetërimin Islam – kontributi musliman në Rilindje”, “Fuqia e Arsimit”, “Tërësia dhe shenjtëria në edukim, një perspektivë islame”, “Historiku magjepsës i xhamive të Gjilanit”, “Shura, parimi kuranor i këshillimit” etj.