Kryetari i Lidhjes së Hoxhallarëve të Shqipërisë, z. Sokol Kondakçi, zhvilloi një vizitë në ambientet e Institutit Shqiptar të Mendimit dhe të Qytetërimit Islam, ku u prit nga Kryetari i Bordit Drejtues, Dr. Faruk Borova, drejtori i AIITC, Dr. Ardian Muhaj, dhe nëndrejtori, z. Genc Aga. Qëllimi i kësaj vizite ishte thellimi i bashkëpunimit mes dy institucioneve në fusha me interes reciprok dhe shkëmbimi i literatures në funksion të konsolidimit të kulturës islame mes shqiptarëve.

Pas kërkesës së Lidhjes së Hoxhallarëve për pasurimin e Bibliotekës së tyre me disa nga botimet e AIITC në fushën e shkencës dhe kulturës islame, Instituti shprehu gatishmërinë për të dhuruar një fond të pasur të veprave të tij më të mira ndër vite dhe atyre të botuara së fundi, me dëshirën që ky shkëmbim literature të vazhdojë edhe në të ardhmen.