Muaji i Ramazanit u prit me disa projekte nga Instituti Shqiptar i Mendimit dhe i Qytetërimit Islam, mes të cilave edhe dhurimi i Kuranit të Madhërishëm, botim i AIITC. Libri i Shenjtë është një ndër veprat më të kërkuara ndër vite, sidomos përgjatë Muajit të Ramazanit. Përkthimi i Kuranit të Madhërishëm nga Hasan Nahi, përveç saktësisë teologjike dhe gjuhësore, ka gjetur pranim të gjerë në radhët e lexuesit shqiptar, sidomos te të rinjtë, sepse është i përshtatshëm për të gjitha shtresat dhe i përmbahet standardit letrar.

Edhe këtë vit u realizua dhurimi i Kuranit në të gjithë xhamitë e vendit, që ndodhen nën kujdesin e AIITC. Gjatë këtij Muaji agjëruesit e gjejnë qetësinë shirtërore te shtimi i lutjeve dhe te leximi i Kuranit. Për këtë arsye, ata e mirëpresin çdo vit nismën e AIITC përt dhurimin e Kuranit, sidomos për të rinjtë që janë në hapat e parë të besimit islam. Ky botim është dhuruar edhe për shumë të interesuar të tjerë, për vizitorët në ambientet e institutit, apo përmes rrjeteve sociale.