Për ta ëmbëlsuar sofrën e iftarit në këto ditë begatie dhe mëshire, edhe këtë vit AIITC shpërndau hurma arabe gjatë Muajit të Ramazanit, për të ruajtur traditën profetike të çeljes së iftarit me to.  Pjesë e këtij projekti, përveç agjëruesve dhe frekuentuesve të xhamive të AIITC në gjithë vendin, apo familjeve në nevojë, u bënë edhe bashkëpunëtorët, akademikët dhe miqtë tanë, të cilët vijojnë të jenë pjesë përbërëse e rëndësishme e elitës Shqiptare Islame.

Duke përcjellë ngrohtësinë dhe dashamirësinë e të gjithë përfituesve të projektit, stafi i AIITC iu uron agjërim dhe vepra të pranuara në këtë muaj ku shpërblimet e veprave të mira shumëfishohen. Shpërndarja e pakove me hurma arabe do të vazhdojë përgjatë gjithë Muajit të Begatë të Ramazanit, si një traditë profetike, që shërben më së miri për çeljen e iftarit nga agjëruesit.