Konsulli i Ambasadës së Palestinës në Tiranë, z. Karam Farraj, ka zhvilluar një vizitë në Institutin Shqiptar të Mendimit dhe të Qytetërimit Islam, ku u prit nga Kryetari i Bordit Drejtues, Dr. Faruk Borova, drejtori i AIITC, Dr. Ardian Muhaj, dhe nëndrejtori Genc Aga.

Qëllimi i vizitës së tij ishte informimi rreth zhvillimeve të fundit, si dhe bashkëpunimi i ndërsjellë mes dy institucioneve. Z. Farraj informoi mbi situatën në Palestinën e pushtuar, duke vënë në dukje përpjekjet në rang botëror për qetësimin e situatës.

Ndërsa Dr. Ardian Muhaj e informoi konsullin Farraj mbi aktivitetin shkencor dhe kulturor të institutit AIITC, për promovimin e kulturës dhe qytetërimit islam mes shqiptarëve, brenda dhe jashtë vendit. Drejtori Muhaj i dhuroi konsullit palestinez disa nga botimet e fundit të institutit AIITC.