Media Kontakt në bashkëpunim me AIITC, vazhdojnë realizimin e regjistrimit audio të artikujve më interesantë, të botuara në 22 numrat e revistës shkencore-kulturore “Univers” ndër vite. Ky projekt synon të rikthejë në vëmendje punën e palodhur të studiuesve shqiptarë dhe kontributin e tyre në fushën e shkencës dhe kulturës shqiptare.

Artikujt e përzgjedhur janë regjistruar në versionin audio dhe gjenden në youtube. Ato postohen edhe në rrjetet sociale të AIITC. Mes tyre mund të përmendim artikujt: “Trashëgimia e një historiani” – Kushtuar Prof. Dr. Hysni Myzyrit, nga Prof. Dr. Shefik Osmani; “Lutja e shkrimtarëve” nga Nazif Agalliu, të botuar në numrin 9 të Revistës shkencore-kulturore “Univers”, etj.