Bashkëpunimi i institutit AIITC me Media Kontakt ka rezultuar i frytshëm në realizimin e projektit për regjistrimin audio të disa prej artikujve të botuar në revistën shkencore-kulturore “Univers” ndër vite. Ky projekt ka si qëllim t’u vijë në ndihmë ndjekësve të rrjeteve sociale të shfrytëzojnë lehtësisht këta artikuj, nëse nuk mund ta kenë ndër duar një kopje të revistës “Univers”. Por, nga ana tjetër, përmes kësaj nisme synojmë edhe rikthimin e vëmendjes në disa prej studimeve me interes të gjerë, të botuara në këtë revsitë të njohur ndërkombëtarisht.

Ndër artikujt e regjistruar në Media Kontakt gjatë muajit qershor, mund të përmendim: “Orientalistika dhe orientalistët shqiptarë”, nga Dr. Feti Mehdiu, “Hasan Tahsini – Dijetar i Lindjes dhe i Perëndimit”, nga studiuesit Bedri Telegrafi, “Lutja e shkrimtarëve” i autorit Nazif Agalliu, dhe “Akademiku Jashar Rexhepagiq me një tjetër vepër madhore” nga Prof. Dr. Musa Kraja. Këta artikuj të interesuarit mund t’i dëgjojnë në youtube, ose në faqen zyrtare të Media Kontakt.