Qendra social kulturore Baldushk përmbylli me sukses nivelin e katërt të gjuhës angleze. Në ceremoninë e shpërndarjes së certifikatave ishin të pranishëm përgjegjësi i qendrës, Mitat Kacollja, mësues të kurseve, prindër e fëmijë.

Para certifikimit, 18 kursantët e nivelit të katërt të gjuhës angleze iu nënshtruan një testimi që e kaluan me sukses, duke vërtetuar më së miri njohuritë që ata kanë përfituar dhe aftësitë e komunikimit në gjuhën angleze. Gjatë ceremonisë së shpërndarjes së certifikatave, përgjegjësi i QSK Baldushk uroi kursantët për këtë arritje që do t’u shërbejë në edukimin e tyre në vazhdim, duke qenë se anglishtja është gjuhë ndërkombëtare, e kërkuar më së shumti në tregun e punës.