Vlorë, 26.01.2019

Viti jubile i vdekjes së Ismail Qemalit, nismëtarit të ngritjes së flamurit kombëtar dhe Shpalljes së Pavarësisë, më 28 nëntor 1912, do të përkujtohet me një sërëaktivitetesh, mes të cilave njëkonferencë shkencore mbarëkombëtare në Vlorë, apo botimi i dokumente të kancelarive europiane mbi këtë ngjarje historike, përgjatë gjithë vitit 2019.

Kësaj nisme i është bashkuar edhe Sektori i Edukimit Silam pranëInstitutit Shqiptar të Mendimit dhe të Qytetërimit Islam, përmesnjë ligjërate me temë: “Ismail Qemali, themelues i shtetit shqiptar”, e mbajtur në xhaminëe zonës Trevllazër, Vlorë. E shtrirë në një zonë të bukur turistike, kjo xhami ushtron aktivitetin e saj fetar dhe dituror prej tre vitesh, duke u shndërruar në vatër të edukimit në zonë, krahas shkollës 9-vjeçare që gjendet ngjitur me të.

Dhjetëra besimtarë të zonës,nxënës, të rinj dhe përfaqësues të autoriteteve vendore u mblodhën për tëpërkujtuar figurën e ndritur të themeluesit të shteti shqiptar. I ftuar për të ligjëruar në këtë veprimtari ishte prof. Suard Alizoti, pedagog në Universitetin “Ismail Qemali” të Vlorës. Aktivitetin e çeli mësuesi i edukatës islame Arjan Ymeraj me leximin e disa vargjeve kuranore. Më pas fjalën e mori nëndrejtori i AIITC, Alban Kodra, i cili i falënderoi të pranishmit për pjesëmarrjen e tyre në këtë ligjëratë. Më tej ai u shpreh se aktiviteti vjen në vazhdë të angazhimit të Institutit në zonën e Trevëllazrit, ku ka mbështetur një seri projektesh edukative dhe sociale, siç janë: ngritja e xhamisë së zonës, riparimi i shkollës 9-vjeçare, riparimi i ujësjellësit, shpërndarja e ndihmave për banorët gjatë përmbytjeve të vitit 2017 etj. Ai siguroi se AIITC do të vazhdojë përpjekjet për të qenë pranë kësaj zone, brenda mundësive të tij.

Më pas vijoi ligjërata eprof. Suard Alizotit. Ai e trajtoi figurëne Ismail Qemalitnë disa dimensione, si funksionar i lartë në shtetin osman e më pas siintelektual, atdhetar e burrë shteti. Alizoti theksoi në veçanti aftësitë diplomatike dhe politike të Ismail Qemalit, të fituara gjatë shërbimit të tij në poste të larta të PO-së, nëpërmjet të cilave kuptoi siç duhet situatën politike të trojeve shqiptare dhe bëri lëvizjet e duhura për të fituar maksimumin e mundshëm që mund të përfitohej në atë situatë. Sipas tij, mprehtësia dhe qartësia e vizionit ishin tiparet themelore që e dalluan Ismail Qemalin edhe nga shumë patriotë të shquar të kohës. Njëherazi prof. Alizoti vuri në dukje se kjo periudhë duhet të studiohet më në thellësi nga historiografia shqiptare, sepse ka ende vend për ta nxjerrë në pah aspekte të panjohura të asaj periudhe.

I pranishëm në këtë takim ishte edhe kryetari i Bordit Drejtues të AIITC, dr. Faruk Borova, i cili në fjalën e tijtha se përkujtimi i figurave të tilla është një nder dhe një detyrim i të gjithë shqiptarëve, veçanërisht i brezit të ri, të cilët duhet ta njohin mirë të shkuarën dhe personalitetet që sakrifikuan jetën e tyre për ruajtjen e kombit shqiptar.

Kumtesatu ndoqën me mjaft interes nga të pranishmit që patën mundësinë e pyetjeve dhe diskutimeve mbi këtë temë. Në një koktej të përgatitur me këtë rast, pjesëmarrësit shkëmbyen mbresat që u la ky aktivitet.