Autori: Ibrahim D. Hoxha
Botues: AIITC
Viti: 1998
Vendi i botimit: Tiranë
Numri i faqeve: 181
Libri është një përmbledhje e kumtesave të një konference shkencore, kushtuar jetës dhe veprës së profesorit erudit Hoxha Hasan Tahsin, yllit polar të atdhetarisë, diturisë shqiptare dhe më gjerë, për të cilin i madhi Sami Frashëri thotë: “…u flijua me vetëmohim shembullor për të vërtetën dhe për njerëzinë; ai u sfilit për të thithur tërë diturinë, me qëllim që t’ia kushtonte krejtësisht atdheut, kombit dhe botës mbarë”.
Libri përbëhet nga pesë pjesë:Pjesa e parë përmban kumtesat; pjesa e dytë, botime shqip dhe përkthime nga turqishtja e vjetër dhe e re; pjesa e tretë, gojëdhëna për H.Tahsinin; e katërta, vjersha kushtuar H. H.Tahsinit dhe pjesa e pestë, shkrimtari dhe burime të ndryshme mbi H. H.Tahsinin.