Autori: Musa Kraja, Nexhip Alpan
Botues: AIITC
Viti: 1999
Vendi i botimit: Tiranë
Numri i faqeve: 200
Mesazhi që përcjell libri “Jonuz Emre poet dhe edukator i madh popullor” është një shprehje e vetë poetit “Unë nuk jam në këtë botë për grindje, dashuria është misioni i jetës sime” .
Himnet poetike të poetHEmre, janë një opus origjinal me vlera të jashtëzakonshme. Në epokën tonë kur po bëhet një artikulim i ri i kontrasteve dramatike midis dashurisë dhe armiqësisë, midis demokracisë dhe diktaturës, midis njeriut dhe antinjeriut, midis lirisë dhe shtypjes, Jonuz Emre është i tëri bashkëkohor, ambasador poetik i të vërtetave të përjetshme të humanizmit, madje ai nuk duket se vjen nga e kaluara. Ai vjen më tepër nga e ardhmja.