Arsimi është pararoja e integrimit të vendit. Shtatori i këtij viti shënoi një vit të ri në punën dhe përpjekjet e shoqërisë shqiptare në rrugën e dijes dhe formimit të së ardhmes. Emocion të veçantë përjetuan vogëlushët që për herë të parë, hynë në udhën e bukur e të pafund të dijes, ata që sot janë shpresa dhe e ardhmja e vendit.
Shtatori, zgjon emocione jo vetëm tek nxënësit, por edhe te mësimdhënësit e prindërit. Si çdo vit tjetër edhe këtë vit të ri shkollor, Instituti i Shqiptar i Mendimit dhe Qytetërimit Islam (AIITC) u gjend pranë shtresave më në nevojë të shoqërisë duke dhënë një kontribut mjaft të çmuar dhe të vlerësuar në këtë drejtim.
Departamenti i Kulturës Islame në AIITC ndërmori nismën e dhurimit të mjeteve shkollorë për më shumë se 50 fëmijë, të cilët frekuentojnë kurse të ndryshme që zhvillon AIITC në mbarë vendin. Në një atmosfere festive nxënësit u pajisën me çanta, fletore, stilolapsa etj. Kjo ndihmë i gëzoi zemrat dhe sytë e tyre, sepse ishte një dhuratë shumë e çmuar për ta.