Pas nismës së ndërmarrë nga Departamenti i Kurseve të Kulturës Islame pranë AIITC, edhe gjatë muajit maj u zhvillua me sukses nisma pwr pastrimin e mjedisit nën moton “Pastërtia është gjysma e Besimit”. Protagonistë në këtë fushatë sensibilizuese ishin mësuesit e kulturës islame dhe nxënësit e tyre në qytetin e Kavajës, të cilët realiziuan fazën e dytë të kësaj nisme, për të treguar rëndësinë që ka pastërtia në Islam.
Feja Islame e nxit njeriun që të tregojë një përkujdesje të lartë ndaj shëndetit fizik, si dhe e ka konsideruar pastërtinë si pjesë rrënjësore të mesazhit të saj, ajo lë gjurmë të thella në pastrimin shpirtëror të njeriut dhe e ndihmon atë në përballimin e vështirësive në jetë.

Instituti Shqiptar i Mendimit dhe i Qytetërimit Islam (AIITC) i mbështet këto kurse të kulturës islame në qendra të ndryshme të vendit dhe vendin kryesor të programeve mësimore e zënë parimet e pastërtisë morale e shpirtërore, me qëllim që këto parime të nguliten në mëndjet dhe sjelljet e nxënësve.

Në kuadër të kësaj fushate , nxënësit e kurseve të kulturës islame në Qytetin e Kavajës vazhduan fushatën ndërgjegjësuese për rënëdësinë e pastërtisë, duke pastruar “Pyllin e Bedenit” të këtij qyteti. Të veshur me bluza të bardha ku shkruhej thënia profektike “Pastërtia është gjysma e besimit”, nxënësit dhanë mesazhin e mbrojtjes së mjedisit nga papastërtitë.