Mbështetur në përkthimin e Prof. Hasan I. Nahit
Botues: AIITC
Viti:2010
ISBN:99943-703-8-3
Kurani i madhërishëm është libri i shenjtë i besimit islam, që konsiderohet si themeli i moralit dhe përsosmërisë së njeriut në të gjitha pikëpamjet.
Duke qënë se mbi 70 përqind e popullsisë shqipëtare i përkasin këtij besimi, gjithmonë janë bërë përpjekje për përkthimin e Kuranit në gjuhën shqipe, gjë e cila dëshmon prirjen e vazhdueshme dhe të pandalur për ta njohur atë.
Duke qenë së Kurani është një tekst i shenjtë , është e vështirë të mendosh se një gjuhë e ndryshme nga origjinalja mund t’i përcjellë në mënyrë të përsosur kuptimet dhe nënkuptimet e tekstit, pa u lënë shkas dyshimeve, kufizimeve apo keqkuptimeve që mund të paragjykojnë një të kuptuar të thellë dhe një praktikë fetare të nivelit të lartë.
Ky pohim është në përputhje me qëndrimin e pergjithshëm të fesë islame mbi mundësinë e përkthimit të Kuranit. Por megjithatë, Kurani nuk kufizohet me një popull të caktuar, përkundrazi , i drejtohet tërë njerëzimit.
AIITC ka bërë ribotimin e Kuranit në katër formate të ndryshme:
* I pari, shqip-arabisht
* I dyti, vetëm shqip
* I treti, format xhepi vetëm shqip
* I katërti, në versionin audio DVD dhe CD
* Së shpejti, pritet të dalë edhe një format I pestë: një faqe shqip dhe një faqe arabisht.

LEXONI KURANIN E MADHËRISHËM ONLINE