Konferenca “Edukimi Islam Joformal në Gjuhën Shqipe” synon të eksplorojë rolin e edukimit joformal në Shqipëri, Maqedoni, Kosovë, Mal të Zi, Preshevë dhe Sanxhak, në kuptimin e realizimit kritik të potencialit të tij pozitiv aktualisht dhe në të ardhmen. Gjithashtu merr në konsideratë mënyrat, mjetet dhe proceset përmes të cilave ai mund të zhvillohet brendashkruarazi në format e tij të ndryshme dhe jashtë saj në nivele të ndryshme.
Qëllimi kryesor i konferencës është të bashkojë akademikë, studiues, edukatorë, profesionistë dhe palë të tjera të interesuara për të diskutuar çështjet, sfidat dhe mundësitë që edukimi islam joformal paraqet në gjuhën shqipe.
Konferenca organizohet nga Instituti Shqiptar i Mendimit dhe Qytetërimit Islam, Tiranë, dhe Qendra e Studimeve të Avancuara, Sarajevë.
Punimet e konferencës do të zhvillohen në gjuhën shqipe.
THIRRJE E HAPUR PËR PUNIME
Konferencë Ndërkombëtare
Edukimi islam joformal në gjuhën shqipe
12-13 tetor 2019
Podgoricë, Mal i Zi
TEMAT KRYESORE TË KONFERENCËS
Punimet e paraqitura duhet t’i drejtohen njërës prej temave të mëposhtme. Mund të merren në konsideratë edhe punime cilësore që trajtojnë çështje të tjera të ngjashme ose të lidhura me temën kryesore.
1. Zhvillimi historik i edukimit islam në xhami dhe mesxhide;
2. Edukimi islam joformal nga OJF-të: evolucioni dhe problematikat;
3. Familja si akter i mësimit islam;
4. Pedagogjia dhe didaktika e edukimit islam joformal: mësuesit, burimet dhe metodat e mësimdhënies;
5. Risi dhe kreativitet në edukimin islam joformal dhe informal;
6. Ndikimi i hutbeve dhe vaazeve si mjet i edukimit islam joformal;
7. Programe të trajnimit të vazhdueshëm për imamë, mësues të medreseve dhe grupe të tjera;
8. Përmbajtja islame në gjuhën shqipe në media: Internet, TV dhe Radio;
9. Financimi i mësimit joformal dhe infrastruktura;
10. Edukimi Islam Joformal: Vlerësimi i Ndikimit në Shoqëri.
Çështje që mund të trajtohen:
• Formati
• Burimet
• Financimi
• Ofruesit
• Studentët
• Kurrikula
• Materialet didaktike
• Mësuesit
• Orientimet
• Tendencat e zhvillimit
Botimi i përmbledhjeve dhe punimeve të konferencës
Përmbledhjet/abstraktet e të gjitha referateve të pranuara do të botohen në një broshurë të veçantë. Punimet e plota do të botohen në vëllimin e punimeve të konferencës pas shqyrtimit shkencor.
Mikpritja dhe qëndrimi
Kostot e akomodimit dhe qëndrimit për pjesëmarrësit do të mbulohen nga organizatorët e konferencës.
Afati i ri për dorëzimin e abstraktit: 15 gusht 2019
Njoftimi për pranimin e njoftimeve: 1 shtator 2019
Afati për dorëzimin e tekstit të plotë: 1 tetor 2019
Email për komunikim dhe për dorëzimin e abstrakteve dhe njoftimeve:
anisahykaj@hotmail.com / contact@aiitc.net
Në bashkëpunim me Qendrën për Mirëkuptim Ndërkulturor “Horizon”, Mal i Zi.