Autor: Imam Neveviu
Përktheu: Ramiz Zekaj dhe Alban Kodra
Viti i botimit: 2005
Vendi i botimit: Tiranë
Libri “Dyzet Hadithe (El Erbaun En-Nevevij)” – Suneti është një shpjegim i Kuranit dhe një plotësim i udhëzimeve të tij. Sa i përket detajeve dhe shembujve praktikë, pa studimin e Sunetit një mysliman nuk mund ta kuptojë plotësisht normat dhe dispozitat e fesë së tij. Libri “Dyzet Hadithe (El Erbaun En-Nevevij)” i Imam Neveviut, është një ndër librat më të plotë dhe të saktë në fushën e hadithit. Përmban hadithet kryesore të çdo disipline të fesë islame, prandaj dijetarët e kanë pranuar në tërësinë e tij. Për këtë arsye u bë shumë i njohur dhe mori shumë komente e përkthime në gjuhë të ndryshme të botës. Një nga përkthimet e këtij libri në gjuhën shqipe është botimi nga Instituti Shqiptar i Mendimit dhe Qytetërimit Islam, i njohur për lehtësinë dhe rrjedhshmërinë e gjuhës së tij. Përkthimi është pajisur gjithashtu me tekstet origjinale të haditheve në arabisht, në mënyrë që njohësit e arabishtes të mund të verifikojnë saktësinë e përkthimit, meqë bëhet fjalë për një tekst të shenjtë të fesë islame.