Autor: Dr. Walid Musaid AL-TABTABAI
Botues: AIITC
Viti: 2012
ISBN: 978-9928-126-04-07
Pa dyshim puna më e mirë që dikush mund t’i kushtohet është elaborimi i kuptimeve të Kuranit të Madh, prandaj shkenca e Tefsirit është një nga njohuritë më fisnike dhe më të spikatura. Thotë Allahu i Lartësuar: “Ai i jep urtësi kujt të dojë. Kujtdo që i është dhënë urtësia, atij vërtet i është dhënë një e mirë e madhe.” (Sure el-Bekare, ajeti 269). Dhe urtësia është njohja e Kuranit siç është transmetuar nga shoku i shquar Abdullah Ibën Abbas (r.a.).
Botuar në nëntor 2012, ky libër është një kontribut i vlefshëm për të lehtësuar studimin e temave të Tefsirit dhe metodologjinë e dijetarëve të tefsirit për studentët e çdo fakulteti të studimeve islame. Por ka vlerë edhe për lexuesin mesatar për t’u furnizuar nga burime që mund të përdoren në këtë fushë.