Përfaqësues të organizatës rinore BESADER, me bazë në Turqi, vizituan ambientet e Institutit Shqiptar të Mendimit dhe Qytetërimit Islam. Ata u pritën nga Kryetari i Bordit, Dr. Faruk Borova, dhe anëtarët: Prof. Ass. Dr. Ramiz Zekaj (themelues i AIITC-së), Prof. Asoc. Dr. Reis Mulita dhe Av. Heral Saraçi. Përfaqësuesit e AIITC-së prezantuan kontributin mbi 20-vjeçar të AIITC-së në zhvillimin e kulturës islame ndër shqiptarët. Ata gjithashtu njohën vizitorët me disa nga projektet, aktivitetet shkencore-kulturore dhe botimet e realizuara përgjatë viteve.
Qëllimi i takimit ishte krijimi i urave bashkëpunimi mes dy institucioneve në disa fusha me interes të përbashkët, kryesisht në dobi të të rinjve. Kryetari i BESADER-it, z. Semih Şenkardeşler, përfaqësuesit z. Sami Kocak dhe z. Xheladin Hajrullahi, dhanë informacion mbi punën e organizatës rinore dhe qëllimin e saj në mbështetjen kryesisht të studentëve me bursa dhe shërbime të tjera. Pas bisedës miqësore, ata vizituan ambientet e AIITC-së, studiot e Radio Kontaktit dhe zyrat e Shoqatës Kulturore të Gruas. Në fund, ata morën si dhuratë disa nga botimet më të fundit të institutit AIITC.