Konsulli i Ambasadës Palestineze në Tiranë, z. Karam Farraj, bëri një vizitë në ambientet e Institutit Shqiptar të Mendimit dhe Qytetërimit Islam, ku u prit nga Kryetari i Bordit, Dr. Faruk Borova, Drejtori i AIITC-së, Dr. Ardian Muhaj, dhe zëvendësdrejtori Genc Aga.

Qëllimi i vizitës së tij ishte të informohej mbi zhvillimet më të fundit, si dhe bashkëpunimin e ndërsjellë mes dy institucioneve. Z. Farraj informoi për situatën në Palestinë, duke vënë në dukje përpjekjet botërore për të qetësuar situatën.

Dr. Ardian Muhaj njohu Konsullin Farraj me veprimtarinë shkencore dhe kulturore të institutit AIITC, dhe rolin e tij në promovimin e kulturës dhe qytetërimit islam ndër shqiptarët, brenda dhe jashtë vendit. Drejtori Muhaj i dhuroi konsullit palestinez disa nga botimet më të fundit të institutit AIITC.