07 maj 2017
Fakti që u shkrua në vitin 1917 rreth xhamisë dhe reis-ul-ulemasë është një argument për jubileun e rëndësishëm të IZ-së. Për këtë arsye, IZ në Slloveni e shënoi vitin 2017 si vit jubilar dhe solemn.
Ishte planifikuar përgatitja dhe botimi i monografive për 100-vjetorin e IZ-së në Slloveni, organizimi i takimeve shkencore për IZ-në dhe veprimtarinë myslimane në Slloveni dhe Evropë. Një pritje për takimet diplomatike ishte planifikuar për datën 24.10.2017 si dhe aktivitete të tjera.
Myslimanët në territorin e Republikës së Sllovenisë jetojnë që në fillim të shekullit XX. Librat historikë dhe literatura shkencore në sistemin arsimor slloven flasin për Islamin dhe myslimanët që nga periudha e vërshimeve turke në provincat sllovene atje, nga shekulli XV deri në XVII. Kjo periudhë, si një situatë e vështirë për popullin sllovene, përfshin një periudhë të rëndësishme ku u zhvillua kujtesa sllovene. Mund të mësoni më shumë rreth këtyre veprave: “Turki so v dezheli zhe”, nga Vasko Simoniti, ose “Imaginarni turek”, një vepër përmbledhëse, redaktor Bozhidar Jezernik.
Zhvillimi i pranisë islame dhe myslimane në territorin e Sllovenisë lidhet me periudhën austro-hungareze, e cila fitoi mandatin pas Kongresit të Berlinit në 1878 për të okupuar BeH-në. Perandoria Austro-Hungareze në fund të shekullit XIX respektoi relativisht mirë ndryshimin fetar, por nuk kishte të drejta politike për të drejtuar çështje që nuk ishin të krishtera. Për shekuj me radhë, Islami, Mbretëria Osmane, feja dhe kultura tjetër kanë qenë armiqtë më të mëdhenj të Austro-Hungarisë. Monarkia e Habsburgëve në 1912 miratoi ligjin me anë të të cilit Islami fitoi të drejtën ligjore.
Territori i Sllovenisë së sotme deri në 1918 ka qenë pjesë përbërëse e kësaj monarkie. Islami fitoi status formal në territorin e Sllovenisë së sotme katër vjet para atyre në pjesët e Kroacisë, sepse territori kroat ishte nën sundimin hungarez, por rregullimi i të drejtave myslimane në disa pjesë të Kroacisë së sotme u përcaktua në vitin 1916.
Gjurmë xhamish dhe varresh
Një numër i madh myslimanësh janë vendosur në territoret e Sllovenisë së sotme gjatë Luftës së Parë Botërore. Në atë kohë, mijëra ushtarë boshnjakë nga BeH ishin pjesë e ushtrisë austro-hungareze, veçanërisht në frontin e Soçës. Ka shumë argumente thelbësore mbi këtë çështje, por dy janë të rëndësishme: Xhamia nën Mangart, e ndërtuar në 1917, u shkatërrua në fund të Luftës së Parë Botërore. Për një kohë të gjatë, mendohej se xhamia u ndërtua në 1916, ndërsa në gazetën “Slovenec”, revistë politike për popullin sllovene, Nr. 224 e datës 24.10.1917 u njoftua se xhamia që do të hapej te Log Mangartom do të përfaqësohej nga myslimani i madh, reis-ul-ulema, nga Sarajeva, dhe myftiu i luftës.
Argumenti se xhamia u ndërtua në 1917 mbështetet gjithashtu nga regjistri i materialeve për xhaminë që daton nga 19.6.1917. Ky dokument është botuar në librin “Vedno” pranë Bovcit, autor Alesh Lipovec.
Një argument tjetër material janë varret ku u varrosën ushtarët, me emrat e tyre të njohur mirë si myslimanë nga BeH. Pas pushtimit italian të këtij territori të Sllovenisë, u vendosën kryqe mbi varret e myslimanëve. Iniciativa për Ruajtjen e Trashëgimisë Kulturore nga Nove Gorice në 1907 lëshoi miratimin për të vendosur mbishkrimet përkatëse mbi gurët e varreve apo “shenjat” mbi varret e ushtarëve myslimanë. Ky vit shënon 10 vjet nga vendosja e shenjave mbi varret e ushtarëve në Log Mangartom.
Një numër i konsiderueshëm myslimanësh janë varrosur edhe në varreza të tjera, edhe pse të dhëna të plota dhe të sakta nuk janë të disponueshme. Një numër i madh ushtarësh myslimanë janë varrosur në varrezat e rrethinave të Nove Gorice dhe Ajdovshchina e Sllovenisë, dhe veçanërisht në varrezën në Trieste, Itali. Kemi pasur shumë takime zyrtare ku kemi diskutuar këtë çështje mbi Luftën e Parë Botërore dhe faktin se ata ishin myslimanë.
Referencë:
Teksti është marrë nga botimi “Preporod”.
Autor: Nexhat Gabus
Botuar në “Drushtvo”
Përshtatja në shqip: I. Dizdar