Titulli: 100 Ditët e Luftës nëKosovë (Kronikë e ngjarjeve 25 mars-4 korrik 1999)

Autor: Bardhyl Gashi

Botues: AIITC

Viti i botimit: 1999

Përmbajtja dhe qëllimi i librit:

Ky libër është përmbledhje e kronikave ditore që Institutit Shqiptar i Mendimit dhe i Qytetërimit Islam ka mbajtur për të gjitha ngjarjet e ndodhura në Kosovë gjatë periudhës së luftës (25 mars-4 korrik 1999). Që prej fillimit të konfliktit në Kosovë, më 24 mars 1999, AIITC mendoi të nxirrte nga një kronikë ditore me lajmet më të rëndësishme mbi ngjarjet në Kosovë, por edhe në Shqipëri, Mal të Zi e Maqedoni. Qëllimi ishte që këto lajme t′i dërgoheshin agjencive të ndryshme botërore të lajmeve, shoqatave, fondacioneve dhe organizmave humanitare, për t′iinformuar me objektivitet, vërtetësi, seriozitet dhe profesionalizëm mbi gjithçka që po ndodhte në Kosovë e rajon.Informacionet ditore të Zyrës së AIITC ishin të shkurtra dhe përqendroheshin në numrin e të dëbuarve çdo ditë, dëshmitë gojore rreth masakrave e përdhunimeve, djegiet dhe plaçkitjet e armatës ushtarake serbe mbi popullsinë civile të paarmatosur kosovare. Informacionet tona publikoheshin në gjuhën shqipe, angleze dhe arabe, të shoqëruara me foto e video rrëqethëse, si dëshmi e ngjarjeve intensive që ndodhnin brenda një dite.

Pak histori:         

Kalvari i gjatë i vuajtjeve të Kosovës nisi me vendimet e Konferencës së Ambasadorëve në Londër (1912-1913), që bëri një padrejtësi të madhe në dëm të kombit shqiptar. Më tepër se gjysma e shqiptarëve mbeti jashtë kufijve të shtetit shqiptar. Një pjesë e popullsisë shqiptare u masakrua, pjesa tjetër u sllavizua me dhunë. Me këtë rast, Vilajeti i Kosovës u zhduk përgjithmonë nga harta.

Pas shumë peripecive të kaluara ndër vite, më 22 shtator 1991 Parlamenti i Kosovës shpalli Rezolutën “Kosova, shtet sovran dhe i pavarur”, vendim i cili u miratua me referendum kombëtar nga shumica dërrmuese e shqiptarëve. Më 24 maj 1992 u zhvilluan zgjedhjet e lira ku fitoi LDK dhe Ibrahim Rugova u zgjodh President i Kosovës. Pas vitit 1992 Beogradi i Millosheviçit vazhdoi të rriste praninë ushtarake e policore në Kosovë, duke shtuar dhunën dhe represionin mbi shqiptarët, paçka se Rugova vazhdoi të ndiqte politikën e rezistencës paqësore.

Ngjarjet e vitit tragjik1999:

Your content goes here. Edit or remove this text inline or in the module Content settings. You can also style every aspect of this content in the module Design settings and even apply custom CSS to this text in the module Advanced settings.