Koment i 40 Haditheve të Imam Neveviut
Autor: Imam Ahmed bin Shejn
Hixhazi El Feshnij
Botues: AIITC
Viti: 2004
ISBN: 99927 – 991 -7 -X
Autori Ahmed Hixhazi El-Feshni në librin “Kuvendet e Ndritshme”, komenton 40 hadithet e imam Neveviut.
Ky tekst i shërben mendimit islam dhe orientimit të tij sipas rrugës që kanë ndjekur dijetarët e mëdhenj, që e pastrojnë fenë nga devijimet e ekzagjëruesve fanatikë dhe të atyre që duan ta shkatërrojnë atë, si dhe nga interpretimet jo profesioniste.
Komenti i 40 haditheve të Imam Neveviut dallohet nga komentet e tjera të këtij libri për thjeshtësinë e gjuhës së tij, qartësinë dhe frymën e besimit që e përshkon atë, duke lënë një ndjesi ëndjeje dhe frymëzimi në shpirtrat e lexuesve të tij. Ky libër do ta ndihmojë lexuesin shqiptar për t’i kuptuar sa më mirë thëniet e Profetit Muhamed (a.s.) dhe për ta nxitur atë që të punojë sipas porosive të vyera të të dërguarit të Zotit.