Botues: AIITC
Vendi i botimit: Tiranë
Viti i botimit: 2008
Numri i faqeve: 32
ISBN: 978 – 99956 – 713 – 0- 3
Instituti Shqiptar i Mendimit dhe i Qytetërimit Islam,në bashkëpunim me Qendrën “El-Furkân” për Mësimin e Kuranit, me qendër në Xheddah të Arabisë Saudite, ka botuar librin “Xhuzi Amme”, të pajisur me sistem ngjyrimi të shkronjave arabe, që shpreh rregullat e përgjithshme të texhëîd-it.

Po ashtu, botimi është shoqëruar me përkthimin shqip të kuptimeve të sureve që përmban Xhuzi Amme, në mënyrë që lexuesi shqiptar, icili nuk e njeh gjuhën arabe, përveçse të mësojë rregullat e leximit të Kuranit, të arrijë të kuptojë edhe mesazhet e tij.

Është bërë praktikë që memorizimi dhe mësimi i leximit të Kuranit për fillestarët, të nisë me pjesën e tridhjetë të Kuranit, e cila njihet si El-Xhuz’ ‘Amma ose Xhuzi Amme. Kjo bëhet për faktin se ky Xhuz përmban sure më të shkurtra, të cilat është më e lehtë të lexohen dhe të mësohen përmendësh. Për këtë arsye, botimi i këtij libri u vjen në ndihmë të gjithë praktikantëve fillestarë të besimit musliman.