Vëllimi me poezi “Bismilah” i autorit Gani Lila është një buqetë me poezi kushtuar besimit të palëkundur në Krijuesin e gjithësisë. Duke u nisur që nga titulli i këtij libri, autori ka për qëllim ushqimin shpirtëror të lexuesit, duke theksuar se çdo punë e bukur nis me falënderimin drejtuar Zotit. Poezitë e tij janë të thjeshta, të ndërtuara bukur estetikisht, ku mbizotëron fryma e besimit dhe dashuria për jetën.