Titulli: “Drita e zemrës”

Autor: Prof. As. Dr. Ramiz Zekaj

Botues: AIITC

Viti: 2010

ISBN: 978-99956-703-0-6

“Drita e Zemrës” përmbledh rregullat bazë të praktikave islame, që duhet të njohë çdo besimtar musliman.

Një libër praktik si ky, i ilustruar me fotografi dhe i lehtë për tʼu kuptuar nga fëmijët, u shpërnda në miliona kopje, që nga botimi i parë i tij, në vitin 1992 e deri më tani. Atë e gjeni në dy formate, i madh dhe format xhepi.

Libri pati për qëllim vazhdimin e modelit të botimeve më të hershme shqipe, që quheshin “Il Mihal”, dhe zëvendësimin e tyre me shpjegime më të moderuara, duke përfshirë edhe elemente didaktike dhe edukuese.

Autorësinë e botimit të librit e ruan AIITC (Instituti Shqiptar i Mendimit dhe i Qytetërimit Islam).