Autori e ka trajtuar këtë libër si njëskicë portreti social pedagogjik për një ndër intelektualët dhe personalitetet më të shquara të arsimit shqiptar.Ishte model i kulturës qytetare, i kulturës gjuhësore e pedagogjike dhe kryemjeshtër i didaktikës, veti që përcaktojnë personalitetin e tij të lartë. 

Veprimtaria e Shefik Osmanit u përqendrua në disa drejtime:

  • Si punonjës shkencor në Institutin e Studimeve Pedagogjike për 20 vite me radhë, model i një studiuesi bashkëkohor, që dha një kontribut të madh në zhvillimin e metodave të mësimdhënies, duke përqafuar eksperimentimet e bëra në ciklin e ulët të shkollës 8-vjeçare. Akademia e Shkencave të Edukimit e vlerësonte Shefik Osmanin si një ndër profesorët më aktivë, duke qenë se ishte edhe nismëtar i grupit themelues, bashkë me akademikun Nexhat Rexhepagiq dhe Prof. Dr. Nexhat Abazi.U mor me studime të thelluara në Historinë e Mendimit Pedagogjik Kombëtar e Botëror, duke marrë pjesë në disa simpoziume kombëtare e ndërkombëtare me kumtesa mjaft të arrira në fushën e arsimit.

  • Si studiues në nivelet më të larta për problemet pedagogjike, didaktike, për trashëgiminë social-pedagogjike etj. Vepra madhore e tij “Fjalor i Pedagogjisë” u nderua me çmimin e Republikës, ndërsa cikli me dy vëllime “Shpalime etnopedagogjike” trajton mbi 30 figura të shquara të kombit,duke hyrë thellë në veprimtarinë e tyre social-pedagogjike.Në vitet 1971-1996 janë botuar 16 libra leximi nën drejtimin e profesor Shefikut. Po kështu është bashkautor në tekstet e përbashkëta të leximit dhe abetares mes Shqipërisë e Kosovës, si dhe botues i disa librave shkollorë për shqiptarët e Gjermanisë e Suedisë, duke u cilësuar si më i miri specialist teorik e aplikativ për shkollat e mësimit plotësues në diasporë.

  • Si drejtues i disa shkollave pedagogjike qëishin vatra të përgatitjes së mësuesve të rinj për arsimin masiv fillor. Në opinionin shoqëror e profesional ai njihej si “babai i arsimit fillor”.

  • Si përfaqësues i denjëi shoqërisë civile, duke marrë pjesë në veprimtari sociale të larmishme. Dha një kontribut të madh në Institutin Shqiptar të Mendimit dhe të Qytetërimit Islam, duke nxitur talentet e reja në disa fushe krijimtarie, sidomos për moshat e reja. Gjithashtu ka ndihmuar në projektimin dhe zhvillimin e mëtejshëm të organit studimor-kulturor “Univers”.

  • Si publicistprofesor Shefiku shkruante artikuj në revista e gazeta të ndryshme. Madje për disa vite me radhë ka qenëedhe kryeredaktor i gazetës “Mësuesi”.