Rritja profesionale e burimeve të tij njerëzore është një nga objektivat e punës së AIITC. Për këtë qëllim ai organizon ose merr pjesë në kurse dhe workshope të ndryshme trajnuese, brenda dhe jashtë vendit.

Gjatë muajit janar, AIITC mori pjesë në seminarin “Legjislacioni i ri tatimor në Praktikë 2015”, ku u përfaqësua nga punonjësja e financës, znj. Julinda Karaj. Seminari 4-ditor u organizua nga ISN Albania në datat 12 – 15 janar 2015.

Qëllimi i tij ishte për t’u njohur me detyrimet ligjore të tatim-taksave që aplikohen sot nga paketa e re fiskale. Gjatë këtij trajnimi u vunë rë një sërë ndryshimesh si: ndryshimi në procedurat tatimore për vitin 2015, ndryshimi i nivelit në disa taksa dhe tarifa, hyrja në fuqi e taksave & tarifave të reja kombëtare, tatimi i thjeshtuar mbi fitimin, komunikimi elektronik me administratën tatimore etj.