Tiranë, 02.07.2020

Instituti Shqiptar i Mendimit dhe i Qytetërimit Islam zhvilloi mbledhjen e Bordit Drejtues, për të analizuar veprimtarinë e gjashtëmujorit të parë të vitit 2020, ku aktivitetet shkencore e kulturore kanë qenë në qendër të punës së këtij instituti. Të pranishëm në këtë mbledhje ishin: Kryetari i Bordit Drejtues, Dr. Faruk Borova; drejtori i AIITC, Dr. Ardian Muhaj; si dhe anëtarët: Amb. Shaban Murati, Prof. Asoc. Dr. Ramiz Zekaj; Prof. Asoc. Dr. Reis Mulita; Prof. Xhemal Balla dhe Prof. Alush Saraçi.

Në fjalën e mirë se ardhjes, kryetari i Bordit Drejtues, Dr. Faruk Borova, i njohu anëtarët e pranishëm me rendin e mbledhjes si dhe me një pasqyrim të përgjithshëm të veprimtarisë së AIITC. Ndërsa drejtori Ardian Muhaj prezantoi raportin 6-mujor të punës, sipas departamenteve përkatëse të institutit. Gjithashtu, ai renditi edhe disa ndër objektivat e AIITC për 6-mujorin e dytë të vitit 2020, projekte dhe veprimtari që pritet të realizohen së shpejti.

Pas këtij prezantimi të hollësishëm, anëtarët e Bordit të përbërë nga emra të njohur të shkencës dhe kulturës shqiptare, analizuan ecurinë e punës kërkimore-shkencore të AIITC për pjesën e parë të vitit 2020, duke dhënë propozimet dhe sugjerimet përkatëse, që synojnë mbarëvajtjen e planeve dhe projekteve në të ardhmen. Ata vlerësuan punën e stafit të AIITC për realizimin e pritshmërive, në kuadër të veprimtarisë shkencore e kulturore të këtij instituti. Të pranishmit propozuan edhe disa ndryshime që i konsideruan të nevojshme në strukturën administrative, për marrjen e impulseve të reja në punën e mëtejshme.

Ҫështjet e trajtuara në fund të takimit u miratuan nga Bordi Drejtues dhe pritet të bëhen të njohura e të vihen në zbatim gjatë ditëve në vijim.