Përfaqësues të organizatës rinore BESADER, me qendër në Turqi, vizituan ambientet e Institutit Shqiptar të Mendimit dhe të Qytetërimit Islam. Ata u pritën nga kryetari i Bordit Drejtues, Dr. Faruk Borova, dhe anëtarët: Prof. As. Dr. Ramiz Zekaj (themelues i AIITC), Prof. Asoc. Dr. Reis Mulita dhe Av. Heral Saraçi. Përfaqësuesit e AIITC prezantuan vepritarinë mëse 20 vjeçare të AIITC dhe kontributin në zhvillimin e kulturës islame mes shqiptarëve. Gjithashtu i njohën vivitorët me disa ndër projektet, aktivitetet shkencore-kulturore dhe botimet e realizuara ndër vite.

Qëllimi i takimit ishte krijimi i urave të bashkëpunimit mes dy institucioneve në disa fusha me interes të përbashkët, kryesisht në funksion të të rinjve. Kryetari i BESADER, z. Semih Şenkardeşler, përfaqësuesit z. Sami Kocak dhe z. Xheladin Hajrullahi, informuan mbi punën e organizatës rinore dhe qëllimin e saj në mbështetje kryesisht të studentëve me bursa dhe shërbime të tjera. Pas bisedës miqësore, ata vizutan ambientet e AIITC, studiot e Radio Kontakt dhe zyrat e Shoqatës Kulturore Gruaja. Në fund morën si dhuratë disa nga botimet më të reja të institutit AIITC.